Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci nëpërmjet faqes së tij në Twitter shkruan se polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës.
Ambasadori Bucci vazhdon më tej të shkruaj se: të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura.
“Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët.” – përfundon ambasadori italian