Qindra qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Bujanovc për tu vaksinuar të marrë vaksinën anti-COVID që po jepet nga autoritetet shëndetësore të Serbisë.
Mediat serbe shkruajnë se shqiptarë të shumtë nga disa komuna në Kosovë janë në Bunjanovc për vaksinën anti-COVID. Ato raportojnë se qytetarët kryesisht janë nga Gjilani dhe komunat përreth.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore ka thënë se ky institucion u jep vaksinat anti-COVID qytetarëve të Kosovës, vetëm me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi.
Gjithashtu bëhet me dije se Serbia kishte sjell disa doza të vaksinës anti-COVID-19 në Mitrovicë të Veriut në fund të dhjetorit, por pas reagimit të institucioneve të Kosovës, procesi u ndalua.
Për këtë çështje, inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën ka bastisur edhe shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë, në kërkim të vaksinave ilegale të sjella nga Serbia. Pas kësaj, Qeveria e Serbisë ka vendosur që serbët e Kosovës të marrin vaksinën anti-COVID-19 në Kurshumli, qytet në kufi me Kosovën./abcnews.al