Shkollat në Britaninë e Madhe do të vijojnë të jenë të mbyllura deri më 8 mars.
Kështu është parashikuar nga autoritetet shëndetësore të Britanisë për të shmangur përhapjen e pandemisë COVID-19, transmeton BBC.
Kryeministri Boris Johnson u shpreh se një vendim përfundimtar do të varej nga përmbushja e objektivave të vaksinimit dhe shkollat do të merrnin njoftim për ndryshimin e datës së hapjes dy javë para./Opinion.al