Home KRYESORE Foli për një virus të ri në Shqipëri, nëndrejtori i ISHP sqaron...

Foli për një virus të ri në Shqipëri, nëndrejtori i ISHP sqaron deklaratën

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka sqaruar, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, deklaratën e bërë paraditen e sotme në ”Euro – News” mbi qarkullimin e mutacioneve të reja të koronavirusit në Shqipëri.

Postimi i plotë Dritan Ulqinakut:

Sqarim ne lidhje me situaten epedemiologjike ne vendin tone

Te nderuar miq dhe kolege

Sot ne mengjes zhvillova nje bisede ne lidhje me situaten epedemiologjike ne televizorin Euroneës.

Pyetjes se gazetares nese rastet e fundit jane raste te reja te covidit dhe a kemi ne kapacitete per ti identifikuar iu pergjigja ne lidhje me kapcitetet tone laboratorike se sa jemi ne(ISHP) te afte te identifikojme mutacionet e reja. Ne asnje moment nuk thashe qe ne kemi identifikuar mutacione te virusit por qe jemi ne gjendje te identifikojme nese do kete qarkullim te tyre. Pra ISHP eshte ne gjendje te identifikoje mutacionet e covid-it por qe momentalisht nuk kemi identifikuar asnje te tille. E bera kete sqarim per te qene korrekt me kedo qe eshte i interesuar.

Ndërkaq kujtojmë që po ditën e sotmeUlqinaku u shpreh se situata duhet marrë seriozisht dhe të rritet kujdesi i qytetarëve, teksa ka përmendur edhe prezencën e një varianti të ri të virusit. 

Pjesë nga intervista e sotme:

Pyetje: Jemi futur në një fazë të nxehtë të Covi-it apo janë raste që kanë ardhur nga grumbullimet e fundvitit?

“Mund të jenë të dyja bashkë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Unë do e konsideroja më mirë të ngremë pak alarmin se sa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrim shumë seriozisht, nuk duhet t’ja lëmë rastësisë e realisht duhet të fillojmë të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar përkundrazi ndoshta jemi në ditët më të këqija të këtij Covid. Pra nuk duhet të flemë mbi dafina për arsye se erdhi vaksina e cdo gjë po fillon drejt shuarjes, përkundrazi është fillimi i një lufte akoma të gjatë që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.

Pyetje: Në rastet e identifikuara së fundmi, kemi ne kapacitetet për të identifikuara nëse janë këto variante të reja të virusit që kanë qarkulluar apo bëhet fjalë deri tani për virusin bazë?

“Jo ne mund të themi që është ndryshe nga virusi që ka qarkulluar, pra kemi arritur që me kapacitetin e laboratorit kemi arritur ta apgrejtojmë si të thuash por jo për ti vënë emër dhe mbiemër virusit të ri. Mund të themi që është një virus ndryshe, është koronavirus por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë, por s’jemi akoma në gjendje të themi është nga shtami i Brazilit, Afrikës së Jugut apo Anglisë, pra akoma po punojmë në këtë drejtim, por jemi në këtë fazë që të identifikojmë që është dicka e re që nuk ka qarkulluar deri tani në vendin tonë”./Opinion.al

Share: