Nga Dritan Haxhiraj
“CDU nuk është një, one man show nëse sot shumë besojnë së pari te Angela Merkel dhe më pas në parti, kjo do të thotë që besimi në CDU duhet të rikthehet “.
Në këto pak rreshta Presidenti i CDU dhe Kancelari i mundshëm gjermanë Armin Laschet, do të ftonte 83 milion gjermanë në iden gjeniale te Skuadrës dhe jo atë të Individit, fill mbas fitores sot me dy kandidatët e tjerë.
Laschet ka një sjellje të butë kudo,kjo mund të shihet edhe nga mënyra se si flet, në buzëqeshjet që nuk kursen dhe sigurisht që do të ketë një qëndrim më pajtues ndaj Mesdheut (Itali, Spanjë, Greqi), Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, duke kompensuar marrëdhëniet me Kinën.
Katolik, i moderuar, progresistë, Armin Laschet është presidenti i ri i CDU dhe me të trajektoret e brendshme dhe ndërkombëtare do të marrin një kthesë krejt tjetër nga skenari që shumë imagjinuan.
Armin Laschet përqafoi menjëherë politikën më të butë pro-evropiane të inauguruar nga Merkel rreth dy vjet më parë. Nëse kandidati tjetër Merz do t’u ishte afruar vendeve koprace (Holland, Austri, Suedi, Danimarkë, Finlandë) kjo nuk do të ndodhe me Laschet, ai synon të mbledhë talentet e një pjese te punës së bërë nga Merkel. Dhe duke qenë se e ardhmja e Evropës do të varet nga Kancelari i ardhshëm Gjerman, zgjedhja e një kandidati më pak fleksibël, siç pritej të ishte Merz, është një lajm i mirë për Italinë, Spanjën, si dhe për vendet e tjera të Mesdheut.
Armin Laschet, i cili është pozicionuar majtas brenda linjês se CDU, dëshiron të ndërtojë marrëdhënie më të ngushta dhe më të mira me Shtetet e Bashkuara, tani të drejtuara nga Demokrati Joe Biden, duke ribalancuar marrëdhëniet që Gjermania, dhe për këtë arsye edhe Evropa, ka me SH.B.A. dhe Kinën .
Kancelari i mundshëm dhe i ardhshëm me të vërtetë mund të jetë në gjendje të përfundojë planin e Angela Merkel.
BE si një urë midis Perëndimit dhe pjesës tjetër të botës. Pra, jo një shtrëngim në marrëdhëniet kino-evropiane, përkundrazi një kundërpeshë për shkak të një dialogu më të rrjedhshëm me administratën e re amerikane.