Home KRYESORE “Të vjen tritoli te koka”! Artan Hoxha: Si tentuan të vrasin të...

“Të vjen tritoli te koka”! Artan Hoxha: Si tentuan të vrasin të “fortin” me dron bombë nga ajri

Në vitet e fundit janë realizuar disa atentate me mina të telekomanduara në Shqipëri, por ku montohen? Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e “ABC” tha se grupet shqiptare nuk i marrin më jashtë, si më parë në Malin e Zi, por i montojnë vetë, madje kohët e fundit janë sofistikuar dhe po përdorin edhe dronin për të goditur objektivin, ndërsa tregoi edhe një rast konkret, që për fat të mirë dështoi duke mos lënë viktima.

“Minat me celular më parë vinin nga Mali i Zi. Grupet tona kriminale janë pajisur me dron, është tentuar të bëhet një atentat me dron në Shqipëri, sepse nuk i afroheshin dot objektivit për shkak të mbrojtjes. Është cështje në hetim dhe është identifikuar rasti që në dron ishte vendosur lënda eksplozive, një predhë që të vjen nga ajri, por kush e lëshoi nuk e merr vesh.

Të nis dronin dhe ta shpërthen në kokë. Te këto lloj minash ka edhe një element tjetër që disa nga vrasësit me pagesë janë shkathtësuar jo vetëm për përdorimin e armëve por edhe ndërtimin e minave dhe të vendosin edhe lëndë eksplozive si Julian Sinanaj.

Nuk importojmë vetëm nga jashtë mina, por kemi vrasës që ta ndërtojnë vetë dhe të kryejnë vetë atentatin që ndërpret zinxhirin nga porositësve te blerësi dhe vrasësi. Nëse do ta kishte lënë makinën të ecte (te rasti i Vasil Shantos) edhe 10 metra dëmi do të ishte më i madh” tha Artan Hoxha./ db/Abcnews.al

Share: