Home KRYESORE VIDEO/ Melania Trump jep mesazhin e “lamtumirës” si Zonja e Parë e...

VIDEO/ Melania Trump jep mesazhin e “lamtumirës” si Zonja e Parë e vendit

Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump ka dhënë mesazhin e  “lamtumirës”, nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo e ka nisur fjalimin duke u shprehur se shërbimi si “Zonjë e Parë”, ka qenë nderi i madh  ndërsa ka falënderuar e është shprehur se do t’i mbeten në zemër të gjithë njerëzit me historitë e tyre të patriotizmit dhe guximit.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara. Unë jam frymëzuar nga të gjithë amerikanët kudo në vend që kanë “ngritur” komunitetin tonë me mirësinë dhe guximin e tyre. Ndërsa Donald dhe unë përfundojmë kohën në Shtëpinë e Bardhë, do të mbeten në zemrën time të gjithë ata njerëz me historitë e tyre të pabesueshme të dashurisë, patriotizmit dhe vendosmërisë.”- shkruan Melania. 

Gjatë fjalës së saj, Melanie ka folur dhe në lidhje me pandeminë e COVID-19, duke falënderuar mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin mjekësor për përkujdesin dhe profesionalizmin e treguar gjithë këto kohë. Ajo shprehu edhe keqardhjen për ata që kanë humbur një njeri të afërt gjatë kësaj pandemie.

“Ndërsa bota vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, unë falënderoj të gjithë infermierët, mjekët, profesionistët e kujdesit shëndetësor, punëtorët e prodhimit, shoferët e ambulancave dhe shumë të tjerë që po punojnë për të shpëtuar jetë. Ne pikëllohemi për familjet që kanë humbur një të dashur për shkak të pandemisë. Çdo jetë është e çmuar, dhe unë i kërkoj të gjithë amerikanëve që të kujdesen për të mbrojtur veten dhe të tjerët.”, është shprehur Zonja e Parë.

“Kur erdha në Shtëpinë e Bardhë, reflektova mbi përgjegjësinë që kam ndjerë gjithmonë si nënë për të inkurajuar, dhënë forcë dhe për të mësuar vlera mirësie. Detyra jonë si të rritur dhe prindër është të sigurojmë që fëmijët tanë të kenë mundësi më të mira për të bërë jetë të lumtur dhe të shëndetshme.”, tha Melania.

“Për të gjithë njerëzit e këtij vendi Ju do të jeni në zemrën time përgjithmonë. Faleminderit. Zoti ju bekoftë dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, tha Melania në fund.

Kujtojmë se bashkëshortja e Donald Trump, Melania ka shërbyer si “Zonjë e Parë” prej katër vitesh, pasi Donald është shpallur presidenti i SHBA-së në 20 janar të 2017./Opinion.al

Share: