Home Gjeo-Ekonomia Vizita në Greqi, reagon Rama: Shije e shkëlqyer mikpritje…ja për çfarë biseduam

Vizita në Greqi, reagon Rama: Shije e shkëlqyer mikpritje…ja për çfarë biseduam

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vizitën e tij në Greqi ku është takuar me homologun Mitsotakis, dhe ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

Sipas Ramës në Greqi ka pasur një mikpritje në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku kanë bërë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve dhe problematikave rajonale.

“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike🇦🇱🤝🇬🇷” shkruan Rama.

Rama mbërriti të premten në Athinë pas një vizite dy ditore në Ankara ku u prit nga Presidentit turk.

Top Channel

Share: