Home KRYESORE Zhvillimi i importuar nga Turqia! Peshqeshit mos ju gezo se e...

Zhvillimi i importuar nga Turqia! Peshqeshit mos ju gezo se e paguan shumefish!

Nga Irena Beqiraj

Ekzaltimi i turmes se analisteve te cilet jane te rezikshem sepse guxojne te mendojne pa mesuar e ditur asgje rreth asaj qe flasin, me risolli ne kujtese kalvarin e gjate te projektit te spitalit Rajonal te Fjerit , por edhe komedine e Keshillave te bashkpunimit te investimeve , pjese e luajtur disa here ne skenen e politikeberjes shqiptare.

Sot eshte e shtune , nuk dua t’ju perzjej , e aq me pak t’ju lodh me ceshtje te menaxhimit publik, por do te ndaj nje histori te treguar plot humor e ironi, e cila tregon shume .

Sulltani ne nje nga udhetimet e tij ne Balkan, ndalon ne zonat e Vilajetit te Jamines . Ne nje takim me perfaqesues te shqiptareve, Sulltani kerkoi te degjote kerkesat e shqiptareve.

Asnje nuk fliste megjithethese sufleret e tij po i cysnin shqiptaret te flisnin .

Njeri prej tyre, me plaku, vendosi te flase – “Madheria juaj , na lumturuat me ardhjen tuaj , por sidomos me kujdesin e treguar ndaj nesh . Zona jone ndahet nga nje lum te cilin na duhet ta kalojme here pas here . Femijet na mbyten grate shpesh vdesin nga ftohja. Vini doren ne zemer edhe ndertoni per ne nje ure .

Pasha ! Filloni menjehere punen per ndertimin e ures per shqiptaret , urdheroi sulltani . Ura u ndertua , por ruhej me ushtare .

Pas disa kohesh , Sulltani ndalon serisht ne trojet shqiptare . Shqiptaret ishin njesoj te ndrojtur ne takim me te . Por njeri morri guximin te fliste, pas cytjes se suflereve te Sulltanit.

Madheri, urojme te marresh edhe nga ditet tona . Te jemi mirenjohes per Ndertimin e Ures, per nje hall e kemi . Ushtaret tuaj, sa here kalojme Uren jo vetem na kontrollojne , por edhe abuzojne me ne .

Si ?Pasha ! Tu prihet koka gjithe ushtareve qe kane abuzuar me Shqiptaret! – uleriu Sulltani.

Jooòoo Madheri , nxiton te sqaroje shqiptari duke ju dridhur zeri. Nuk duam qe Madheria juaj te mbetet pa ushtri. Kerkesa jone eshte me e thjeshte …. shtoni pak numrin e ushtareve tek Ura qe mos te presim gjate ne rradhe !

Peshqeshit mos ju gezo se e paguan shumefish . Kete i mesoi eksperienca para-ardhesve tane , por sic duket ne nuk kemi ndermend te nxeme.

Share: