Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një takim me një përfaqësi të disa italianëve të moshuar që kanë vendosur të jetojnë në Vlorë dhe kërkuan, sipas tij të anëtarësohen në Partinë Socialiste.
Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi një histori interesante njerëzore që të mbushin me energji pozitive.
Por, një qytetar, referuar italianëve i drejtohet kryeministrit në Facebook, pyeti njëherë sa e kanë pensionin ata? “E di sa e kanë po nuk e kanë ndërtuar shtetin 7 vjetet e fundit ata dhe janë fuqia e pestë ekonomike e planetit” përgjigjet Rama.
“Anëtarëso italianët se shqiptarët i dërgove në Gjermani”. I tha një tjetër qytetar. Por, kreu i qeverisë i kërkoi të priste 25 prillin. “Ja duro edhe pak se ne 25 prill e sheh ku jane edhe shqiptaret, se keta nuk votojne po e kuptojne nga anon e mira e ketij vendi, se ketu jetojne e s’kane mllefe politike”./ db/ Abcnews.al