Home KRYESORE Çështja Doshi, flet Rama: Mos përdorni ambasadoren si karrem

Çështja Doshi, flet Rama: Mos përdorni ambasadoren si karrem

Gjatë konferencës për mediat Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me qëndrimin e Ambasadores Amerikane Yuri Kim, për moslejimin e Tom Doshit për të kandiduar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama tha se sa herë do të pyetet për ambasadoren nuk do të kthejë përgjigje pasi sipas tij nuk mund të përdoret ambasadorja si karrem që të krijohen “telenovela”.

N“Një gjë dua t’ju them. Sa herë më pyesni për ambasadoren amerikane nuk iu kthej përgjigje. Keni spekuluar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Faktikisht përgjigjja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë, nuk ka nevojë të më vinin përpara ambasadoren amerikane për të më kujtuar mua detyrën që kam përpara ligjit. Nuk mund ta përdorni ambasadoren si karrem që të krijoni telenovela dhe të dezinformoni publikun pa lidhje fare”, tha Rama./Opinion.al

Share: