Home KRYESORE COVID-19/ A po mendohet një tjetër mbyllje? Flet Eugena Tomini

COVID-19/ A po mendohet një tjetër mbyllje? Flet Eugena Tomini

Prej disa ditësh Shqipëria po regjistron mbi 1 mijë raste të reja në harkun kohor të 24 orëve, gjë e cila bëri që autoritetet të shtonin masat kufizuese, duke vendosur orën policore që në orën 20:00.

Pas kësaj situate të krijuar në vendin tonë,  zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, është pyetur gjatë një interviste televizive nëse do të ketë një mbyllje totale, ajo është shprehur se brenda dy javësh komiteti i ekspertëve do të dalë më nje vendim të bazuar në tre indikatorët që janë hospitalizmi, fatalitetet dhe raste e reja.

 “Janë 3 indikatorë dhe që ne jemi mbështetur, nëse kemi kapacitet për shërbim spitalor, dalëngadalë janë masat që duhet të merren. Duke gjykuar situatën në dinamikë rastet e hospitalizuar, rastet e reja dhe fatalitetet, brenda 14 ditëve do të merret një vendim tjetër dhe do të gjykohet mbi rekomandimet bazë. Spitalet Covid po mbështesin situatën sa i përket shërbimit spitalor. Por deri në ato momente përgjigjja është në nivel të lartë”,-u shpreh Tomini në “A2”.

Lidhur me shkollat 9-vjeçare dhe mundësisë së mbylljes së tyre, Tomini u shpreh se nuk ka rritje të incidencës pavarësisht rasteve të evidentuara.

“ISHP po monitoron situatën dinamike mbi përhapjen e infeksionit edhe në rajon e zona të caktuara dhe vlerëson shpërndarjen moshore. Nga 0-14 vjeç nuk shikohet ndryshim në incidencë, kemi prekje të moshave pediatrike si raste asimptomatikë, por nuk ka rritje te incidencës pavarësisht rasteve të evidentuara. Kjo tendencë është vënë re në rritje në grupmoshën e gjimnazeve”,-tha Tomini./ Opinion.al

Share: