Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Fryma e Re Demokratike.
“Në shprehje të vullnetit tim, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Topit.
Ky vendim vjen një ditë pasi FRD ka firmosur marrëveshjen për koalicionin opozitar “Aleanca për Ndryshim” me kreun e PD Lulzim Basha./Opinion.al