Katsiaryna Andreyeva, 27, dhe Darya Chultsova, 23, u arrestuan në nëntor në apartamentin e tyre, nga ku kishin filmuar protestat për vdekjen e një protestuesi i cili u vra disa ditë para arrestimit të tyre.
Gazetarët janë dënuar nga gjykata me 2 vite burg, ndërkohë, avokati i tyre tha se do të apelojë vendimin.
Lituania, vendi në të cilën qëndron aktualisht Tsikhanouskaya, i kërkoi Minsk që t’i japë fund shtypjeve të vazhdueshme ndërsa Polonia tha se Bjellorusia duhet t’i japë fund persekutimit të saj ndaj gazetarëve.
Më shumë se 33,000 njerëz janë arrestuar për shkak të protestave kundër sundimit të Lukashenkos pas zgjedhjeve të diskutueshme gushtin e kaluar për të cilën kundërshtarët e tij thanë se kishin manipuluar zgjedhjet.Lukashenko është në pushtet që prej vitit 1994.
Masat e ashpra i shtynë vendet perëndimore të vendosnin sanksione të reja ndaj Minskut. Lukashenko ka refuzuar të tërhiqet, i përkrahur nga Moska, e cila e sheh Bjellorusinë si një shtet vendimtar kundër Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Gazetaret ishin duke filmuar protestat pas vdekjes së 31-vjeçarit Roman Bondarenko, i cili vdiq në spital në nëntor pas u qëllua nga forcat e sigurisë.
Ministria e brendshme mohoi sulmin./Lapsi.al