Home KRYESORE Erdogan thyen masa anti-Covid, merr pjesë në varrimin e teologut

Erdogan thyen masa anti-Covid, merr pjesë në varrimin e teologut

Qindra persona, përfshirë edhe Presidentin turk Erdogan kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore në Stamboll duke thyer masat anti-Covid.

Mediat e huaja raportojnë se edhe pse të pajisur të gjithë me maska, pjesëmarrësit në varrimin e teologut Muhammed Emin Sarac, ishin shumë pranë njëri me tjetrin, duke shkelur një nga rregullat kryesore të pandemisë, atë të distancimit social.

Muhammed Emin Sarac ndërroi jetë ditën e premte në banesën e tij, pasi prej disa ditësh ishte prekur nga koronavirusi. Teologu i njohur ishte një nga predikuesit e Xhamisë Fatih në Stamboll, atje ku u mbajt dhe funerali i tij.

Saraç ishte shok i ngushtë me Erdoganin. Ai e kishte njohur atë që nga shkolla. Erdogan madje e kishte vlerësuar Saraç duke thënë se kishte përfituar shumë nga mësimet e tij.

Turqia ka pasur më shumë se 2.6 milion raste të konfirmuara të Covid me 27,983 vdekje që nga fillimi i pandemisë./Opinion.al

Share: