Nga Ylli Dylgjeri
Në prononcimin e Tij për zgjedhjet në Kosove , ish Ministri për Europën dhe Punet e Jashtme Ditmir Bushati , nder të tjera u shpreh:
“Ishte zgjedhje atipike, jo vetëm për situatën që u zhvillua. I konsideroj zgjedhje atipike sepse nuk kemi pasur një ballafaqim. Nuk mendoj që thjesht ka fituar Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, por ka fituar Kosova, qytetari i zakonshëm që kontribuon në vendin e tij me djersë dhe punë të ndershme. Ka fituar besoj dhe ajo pjesë e shoqërisë civile që ka rezistuar nga fenomenet negative, gazetarisë satirike dhe shpirtprishur. Ka fituar gjenerata e Kosovës Evropiane. Besoj se do të përjetohet një rrugë e re për Kosovën Evropiane.
Kosova ka fituar por përgjegjësia do të bjerë për Albin Kurtin”. Kështu komentoi nder te tjera, ish Ministri i Jashtem rilindas per rezultatin e zgjedhjeve ne Kosove duke vene ne dukje atipizmin dhe duke i mëshuar te keqes qe e sheh “te ajo pjese e shoqerise civile qe ka rezistuar nga fenomenet negative, gazetarise satirike dhe shpirt prishur!” !!!
Duke u ndalur pak tek komenti per gazetarine satirike, do ti thoja zotit Bushati si ish Minister i Jashtem i regjimit Rama, se satira eshte nje e drejte e njeriut, dhe se te gjithë njerzit mund të vihen në loje mbi norma etike. Gazetaria satirike nuk përben rrezik per regjimin. Si rrezikshmeri shihej ne kohen kur drejtonte Partine i ndjeri Sulë dhe ne te tjeret ne aparatet e BRPSH-se.
Kjo gazetari sot eshte 100 here me e vlefshme per shoqerine sesa oazi i mercenareve te blere e qe komentojne çdo mbremje nga banaqet e pronareve pazarxhinj e tenderamares, që qeverisja e zotit Rama po mban nen sqetull keto 8 vite drejtimi. Kjo gazetari sot, po rezulton e vlefshme per mijra shqiptar që po i shtyne oret e papunesise perpara ekraneve te TV apo duke klikuar ne rrjetet sociale. Komentet sarkastike, apo programet me gjetje provokuse jane arritje e zgjuarsise, humorit kritik qe bien mbi individin, qeverine dhe partite e opozites ne keto kohe krizash shoqerore.
Ku e keni pare qe ne France psh, Makron te ndaloje humorin apo nje reviste humoristike se eshte karikaturale? Apo duke u kthyer ne Shqiperi, si mund te tejkalohej pa sarkazem ish zevendesi juaj, Gen Cakaj ne Ministrine per Europen, kur ne perpjekje per te recituar Naimin ne nje konference te diaspores, ngaterohet 3 here me vargjet eTij? Si mund te kalohet pa sarkazem Ministri per Diasporen i cili justifikohet per mungesa prononcimi sepse eshte i semure nga goja?
Si mund te mos satirizohet Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali qe i drejtohet pa mbarim me Skenderbe te parit te Qeverise? Po te ishte gjalle Skenderbeu do ta ndronte serrisht emrin pas citimit te Elises. Apo pritja ne Rinas e avioneve nga Kryeministri sa here vjen nje arke me vaksina anonim! Si mund te kalohen pa sarkazem perqafimet dhe puthjet tuaja me Kotziasin ne hotele ku diskutohej fati i detit te Shqiperise?
Ne kete vend, shoket e Tu ne drejtim, nuk na lane një dite pa qeshur zoti Bushati! E shume shembuj te tjere qe po vertetojne çdo dite se Ballkani nuk eshte vetem nje “fuçi baroti” por edhe nje fuçi humori. Ndaj, mos na nxit edhe Ti humorin se gati jemi tet bejme barcaleten e rradhes