Home KRYESORE Grevë nga pala greke, Kakavija mbyllet për 24 orë/ Në hyrje dhe...

Grevë nga pala greke, Kakavija mbyllet për 24 orë/ Në hyrje dhe në dalje të doganës do të lejohen vetëm…

Nga dita e nesërme do të ndërpritet puna në doganën e Kakavijës, deri pasnesër në mëngjes.

Sipas një njoftimi të bërë nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër thuhet se: “Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt”.

Në këtë akt kohor, si në hyrje ashtu edhe në dalje të doganës greke nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

“Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër

Stacioni i Policisë Kufitare Kakavije:

Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

Top Channel

Share: