Home Approccio Italo Albanese Itali/ Nisma Për Të Shpëtuar Nga Mbyllja Shkollën Në Shkodër

Itali/ Nisma Për Të Shpëtuar Nga Mbyllja Shkollën Në Shkodër

Në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës shkolla 9-vjeçare “Cor Jesu”, ndërtuar në 1999-n prej arqipeshkvit Angelo Massafra, lufton për mbijetesë sepse kostot e funksionimit të saj (rreth 70.000 euro në vit) tejkalojnë të ardhurat. Ky institut ofron arsim për fëmijët nga cikli parashkollor deri tek fundi i ciklit 9-vjeçar.

Fondacioni shqiptar “Bridge For the Future” dhe Shoqata “Integra” (Itali), të drejtuar nga zonja Klodiana Çuka, kanë adoptuar Shkollën “Cor Jesu” në tentativën për të ndihmuar Motrat Apostulle të Zemrës së Shenjtë të Jezusit.

Prej një viti tashmë është ndërmarrë një nismë për të shpëtuar shkollën e cila pas shumë vitesh mbyllje negative të buxhetit, rrezikon mbylljen përfundimtare, duke lënë 231 fëmijë në shtëpi, midis kopshtit, fillores dhe shkollës së mesme.

E ndodhur në periferi të Shkodrës, lagjja “Mark Lula” është ndër më të varfrat e qarkut dhe varfëria është e përhapur edhe tek fëmijët e institucionit edukues.

Shkolla “Cor Jesu”, ( fillore dhe e mesme) është hapur në vitin 1999 dhe ndodhet në një zonë periferike shumë të varfër të qytetit në Shkodër. Jo të gjitha familjet janë në gjendje të paguajnë tarifat e shkollës megjithatë mësuesit i mirëpresin të gjithë fëmijët që dëshirojnë të studiojnë, dhe u sigurojnë një nivel të lartë arsimimi” tha për “Diaspora Shqiptare” Çuka.

Ajo në bashkëpunim me fondacionin shqiptar “The bridge for the future”  ka vendosur të ndihmojë një shkollë në Shkodër e cila rrezikon të mbyllë dyert, duke lënë në rrugë 231 fëmijë.

Këto ditë Fondacioni dhe “Integra” po shpërndajnë një apel, shfaqurfillimisht në kanalet e komunikimit të dy organizatave, për të ndihmuar financiarisht shkollën në mënyrë që cikli edukues i fëmijëve që e ndjekin të mos ndërpritet. Apeli u drejtohet gjithë atyre që mund të ndihmojnë përmes dhurimeve të drejtpërdrejta monetare e materiale në shkollë ose përmes një derdhjeje monetare në këto adresa bankare:

Shqipëri – APOSTULLET E ZEMRËS SË SHENJTË TË JEZUSIT

Lagja Mark Lula SHKODËR – SHQIPËRI

IBAN: 39 208511830000039835931801

SË IFT: USALALTRSH1

INTESA SANPAOLO BANK

Itali: – Associazione Integra

IBAN: IT83D0501804000000011390473SËIFT: CCRTIT2184O

BANCA ETICA – FILIALE DI BARI

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë./Diaspora Shqiptare

Share: