Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas konfiskimit të 60 milionë eurove pasuri të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit.
Në postim në “Twitter”, Kim e ka cilësuar konfiskimin e pasurive si një goditje të madhe ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.
Ajo shprehet optimiste për më shumë rezultate nga SPAK kundër veprave kriminale.
“Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-Shqipërisë. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, shkruan Kim./ Opinion.al