Filip Çakuli do të zëvendësojë në Portokalli regjisorin Indrit Çobani, i cili edhe pse pati një sezon të shkëlqyer në Top Channel, nuk mundi dot ta vazhdonte për shkak të impenjimeve të shumta në Teatrin Kombëtar.
TIRANË– Merkatoja dimërore e televizioneve duket se është finalizuar! Drejtuesi dhe autori i Fiks Fare, Filip Çakuli kalon këtë sezon në drejtimin e Portokalli. Çakuli do të zëvendësojë në Portokalli regjisorin Indrit Çobani, i cili edhe pse pati një sezon të shkëlqyer në Top Channel, nuk mundi dot ta vazhdonte për shkak të impenjimeve të shumta në Teatrin Kombëtar.
Vendin e tij do ta zerë “veterani” Filip Çakuli, i cili krahas “Fiks Fare” do të merret edhe me premierën e të dielave. Në ndihmë të tij do të jetë edhe Denisa Haxhiaj, një bashkëpunëtore e ngushtë e Çakulit në Fiks. Ky sezon risjell në televizion Altin Bashën.
Pas largimit nga programi “Portokalli”, Altin Basha është gati për të nisur projektin e tij, kësaj herë në një ekran të ri por me bashkëpunëtorë të vjetër.
“Kosherja” është spektakli më i ri i humorit që pritet të nisë javën e parë të marsit në “ABC News”, nën drejtimin e blogeres Jona Spahiu dhe të aktorit të humorit, Bes Kallaku. Programi do të transmetohet çdo të dielë, rreth orës 21:00 dhe do të konkurrojë drejtpërdrejt me emisionin “Portokalli” që dikur drejtohej nga Basha për plot 17 vite.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Kosherja do të jetë një risi dhe do të ndryshojë traditën e krijuar për këto vite, them se ka shumë premisa që të sjellë ndryshime në të bërit humor nga ai që jemi mësuar të shikojmë gjatë kësaj dekade. Dita ditës po i bashkohen aktorë shumë të njohur edhe të Teatrit Kombëtar. Do të krijohet një skuadër e një njohur një trup edhe më gjerë,”-tha ai.
Lëvizja të reja dhe interesante, na mbetet vetëm që t’i presim e t’i shijojmë… Koha në fund do të tregojë se kush ia vlen vërtetë.
(k.m/dosja.al