Home I pakategorizuar Mjeku Dasho: Mbi 50% e të prekurve në Shqipëri nën 70 vjeç,...

Mjeku Dasho: Mbi 50% e të prekurve në Shqipëri nën 70 vjeç, në vende të tjera vetëm 10%

Mjeku shqiptar në Gjermani, Erion Dasho tha në emisionin Shqipëria Live ditën e sotme se mbi 50% e të prekurve me covid janë në 70 vjeç, kurse në vendet e Evropës janë deri në 10%.

Ai ka kundërshtuar strategjinë që po përdor qeveria shqiptare, duke theksuar se është e papranueshme kjo gjë në Shqipëri. Mjeku theksoi se edhe të rinjtë infektohen me covid dhe jo vetëm të moshuarit.

“Variantet e ndryshuara kanë nivel më të lartë për tu përhapur. Ato arrijnë të prekin persona që mund ta kenë kaluar më parë covidin dhe të infektojnë persona që mund të kenë edhe mbrojtje imunitare më të mirë. Mua më vjen keq i shpreh ngushëllime familjes së djalit, dua të ndaj një shqetësim timin. Problemi kryesor që ne shohim është se më shumë se gjysma janë nën 70 vjeç. Kjo vlerë luhatet midis 5%-10% kurse në Shqipëri është mbi 50%, kjo tregon se cilësia jonë e kujdesit lë për të dëshiruar. Të gjithë e dimë se me kalimin e moshës rreziku rritet. Është e papranueshme humbja e jetës në Shqipëri në këtë moshë. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për kulturën, bëhet fjalë për dështim të skemës gjurmo trajto lufto”, tha mjeku shqiptar.

Top Channel

Share: