Home KRYESORE Mjeku polemist kolegëve: Europa nuk funksionon mbi propogandën

Mjeku polemist kolegëve: Europa nuk funksionon mbi propogandën

Nga Petrit Vargu

Te nderuar mjeke te Federates se Mjekeve,jashte Shqiperie!

Per sa kohe jetoni e punoni ne mergim,mendoj qe e keni mesuar qe Europa e qyteteruar , nuk funksionon me propaganda dhe kerkesa te pa mbeshtetura ne ligj. Aq me teper kur ato vete kane probleme midis tyre.

Nuk dua te bie ne moralizem, per te thene hajde e punoni ne Shqiperi, pasi eshte e drejta juaj te jetoni e punoni aty ku mendoni qe eshte me mire per ju dhe familjet tuaja.

Do ishte mire , qe presionin per te miren e popullit shqiptar, t’ja drejtonit kesaj qeverie, qe te plotesonte kushtet e hyrjes ne BE dhe automatikisht do te kishim dhe vaksinat.

Europa Perendimore nuk eshte kishe qe te ndaje ndihma per te vobektit. Dhe shqiptaret nuk jane nje popull i depersonalizuar.

Kerkojini qeverise tuaj ( nese e quani veten shqiptare),qe te deklaroje nje plan vaksinimi te mbeshtetur ne 7-8 kompani dhe jo te jemi te varur nga dy kompani .

A e shikoni qe pushteti per te klonuar voten tuaj, ben sikur po digjet per ju dhe do tju beje te votoni ne menyre elektronike?

Nese ju dhimbset me te vertete Shqiperia ,gjeja sublime qe mund te beni eshte shume e vogel.

Nje bilete avioni ne javen e fundit te prillit dhe nje vote e kthjellet qe te na coje ne drejtim te Europes.

Share: