Fatos Nano e cilësoi Ilir Metën si përfituesin më të madh të mbështetjes së tij, ndërsa foli se gjithmonë Meta ka patur një plan B në politikë.
I pyetur nga gazetarët lidhur me këto deklarime, presidenti i vendit Ilir Meta refuzoi të japë komente.
Pyetje: Cilin nga mëkatet keni bërë ju, që ka cituar zoti Nano, cili do ishte komenti juaj për këtë?
Meta: Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë. Problem kryesor mbetet sot përballimi i pandemisë dhe mbështetja e gjithë personelit mjekësor për përballimin e një fluksi në rritje të të infektuarve. Problem mjaft serioz mbetet rritja e numrit të të infektuarve nga pandemia.
Pyetje: Përse ju sulmoi Fatos Nano?
Meta: Nuk kam asnjë koment për zero ngjarje.
Pyetje: E shihni Nanon si pasardhësin tuaj në presidencë?
Meta: Nuk kam asnjë koment e theksoj, për zero ngjarje për zero akuza dhe për zero, zero, zero./Opinion.al