Home KRYESORE “Nona, per menjemodhin e tongërlliksin.”

“Nona, per menjemodhin e tongërlliksin.”

Nga rubrika: “Perlat e nonës që fliste tironse”

Nga Adela Kolea

“Si i the komshijes teme, ti mi non? E bo fërgesën aq t’mir, gati-gati si nona ime, e…? Për me lëpi thojt e?

Po pse mi non ia the kshu cop, e?”

  • Po isha për drekë te ajo mi none, kishte gatu mirë e i bona kompliment.
    E sinqertë una pra mo.
    Tashi, je xheloze ti içik e…?
    “Jo mi non, jo. Nuk jom xheloze una, xhebà bo vaki që ajo e merr me vërte kte llustër që i ke bo tina, ene i rritet menja e fluturo gruja huj!

E ke me e pa masanej si sillet robi kur i rritet menja, t’keqen nona!

Jo se, gru e mir osht ajo, s’thomi gjo una, po vene vath n’vesh mi non:

Kali kuq, e ka nji huq e kur t’hyp tronglliku e kupto dynjollikun për s’mrapshti, jo për s’mari…!

Se menja modhe bo hata mi non!

*Dialektet, idiolektet, të folmet lokale janë pasuri që duhet ruajtur e kultivuar, sot më tepër se kurrë, ndërmjet modernizimit dhe traditës.

Share: