Home KRYESORE “Plan për të çuar LSI për skrap”, Basha-Ramës: Është i lodhur,nuk mban...

“Plan për të çuar LSI për skrap”, Basha-Ramës: Është i lodhur,nuk mban më

Kryedemokrati Basha i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës të bëra ditën e sotme, së bashku do e çonin për “skrap” LSI por Basha e kishte “tradhtuar”.

Lidhur me këtë, Lulzim Basha është shprehur se kryeministri çfarë thotë sot nuk e thotë nesër. E sipas tij Kryeministri nuk mban më. Basha tha se në të ardhmen bashkë me LSI-në dhe partitë e tjera do e largojnë kryeministri aktual dhe më pas do nisë zbatimi i planit të punës.

“Është kaq i lodhur që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër. Sa herë do ta kapni duke gënjyer, shumë shpejt do të thotë të njëjtën gjë në darkë, në mëngjes do ta përgënjeshtrojë. Nuk mban më Rama, është e shkuara, ka mbaruar. Ndaj nuk po merrem më me të. Tani do merremi me të ardhmen. Në të ardhmen koalicion që do të drejtoj me LSI dhe partitë e reja, hapi i parë largimi i Ramës dhe më pas do nisim zbatimin e planit tonë të punës, që do të sjellë normalizim, shanse dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Nuk kam premtuar dhe premtoj mrekulli, por marr angazhime”, deklaroi Basha./Opinion.al

Share: