Home KRYESORE “Po çojmë mostra në Berlin”, Manastirliu: Në 1 mijë banorë, 459 raste...

“Po çojmë mostra në Berlin”, Manastirliu: Në 1 mijë banorë, 459 raste të reja me Covid. Rritja lidhet me variantet e reja…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në konferencën me gazetarët, ku në fokus ishte Shëndetësia, se ka sinjale nga laboratorët tanë për ardhjen e varianteve të reja të Covid në Shqipëri. Ministrja shtoi se mostrat janë dërguar në Berlin për të pasur një konfirmim ose jo të këtij dyshimi.

Po sipas saj, edhe rritja e rasteve me Covid dyshohet se lidhet me variantet e reja të COVID.

“Vërehet se në javët e fundit ka një trend të lartë të rasteve të konfirmuara me Covid 19. Rritja e rasteve mund të lidhet edhe me variantet e reja të Covid. Sinjalet kanë ardhur nga laboratorët tanë për variante të reja. Kemi dyshime të arsyeshme për qarkullimit e varianteve të COVID, kemi raste të riinfektimeve, prekjes së të rinjve në masë dhe aspekteve të sinjaleve në laboratorin e virologjisë ku vlerësojnë se kemi të bëjmë me këto dyshime. Po çojmë monstra në Berlin për të verifikuar dhe vërtetuar nëse këto dyshime tona do të rezultojnë të vërteta. Rritja ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me moszbatimin e masave”, tha Manastiliu.”,- tha ajo.

Sipas Manastirliut, incidenca 2 javore është 459 raste për 1 mijë banorë.

“Spitalet janë të zëna në masën 70%, pra kemi kapacitete, nuk janë të mbingarkuara. Esencial mbete zbatimi i masave. Alert i shtuar mbetet zbatim i protokolleve te sigurisë nepër biznese, institucione.

Javët e para të këtij viti kemi një incidencë të shtuar dhe lidhet me grupmoshat e të rinjve. Mosha mesatare e të prekurve është 47.8 vjeç. Prandaj duhet të rrisim vigjilencën”,- tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Share: