Home I pakategorizuar Pse SHBA, po investojnë në Greqi?

Pse SHBA, po investojnë në Greqi?

Nga Dritan Haxhiraj

Manovra e madhe amerikane në Ballkan, ka kohë që ka nisur dhe mesa duket përfituesi nga pesha ekonomike ka një emër.

Athina si një qendër e re strategjike midis Mesdheut, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme. Greqia ka lënë pas krizat ekonomike e institucionale dhe, pas “dashurisë në tentativë” të Kinës dhe Rusisë, synon të bëhet një aleat i nivelit të parë mes Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Izraelit.

Nuk është më një vend në telashe të vazhdueshme dhe në kërkim për linja të reja kredie.

Greqia, një vit e gjysmë pas lindjes së qeverisë Konservatore të udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis, ka filluar të korrë përfitimet e një ndryshimi të shpejtë dhe të rëndësishëm të make-up. Me trojkën që nuk i ndahet, pavarësisht borxhit më të madh në BE (me 190% të PBB-së), Athina po kthehet gradualisht në vend të inovacionit dhe stabilitetit politik, shumë më tepër sesa shume kryeqytete të Mesdheut.

Tesla dhe Microsoft po investojnë shumë në Greqi,për një peshë gjeopolitike vazhdimisht në rritje të tubacioneve të gazit, kufirit me Turqinë dhe marrëdhënieve me SHBA, Francë dhe Izrael.
Një pjesë tjetër e këtij modeli që sheh një Pol Atlantik duke marshuar së bashku në dinamikën mesdhetare (përfshirë gazin),kanë pikën kulmore me tre tubacionet e gazit, TAP ( funksional), TANAP (drejt Ballkanit) dhe EASTMED (nga Izraeli në Pulia-Itali)

Përveç kësaj, një investim amerikan prej 54 milion dollarë i Maqedonisë së Veriut për projektin e interkonjeksionit të tubacionit të gazit nga Greqia në Kosovë dhe Serbi është afër.

Në këtë mënyrë, Athina merr një rol parësor në lojën e pavarësisë së Serbisë nga Rusia dhe në të njëjtën kohë forcon më tej vlerën e Greqisë si një vend i qëndrueshëm dhe Atlantistë, në Ballkan.

Nëse në veri-perëndim kurrizi i Ballkanit është pikë kryesore e interesit të projeksioneve gjeopolitike helene, në jug dhe në lindje ekziston Zona Makro e Mesdheut që luan një rol thelbësor për shkak të sulmeve të përsëritura nga Turqia.

Erdogan ka pretendime për gazin në Greqi dhe Qipro pa ndonjë mbështetje nga ligji ndërkombëtar.

Pikërisht për shkak të provokimeve të vazhdueshme turke, Greqia ka krijuar marrëdhënie të forta me Francën, nga e cila ka blerë 18 avion Rafale që do të zëvendësojnë Mirage 2000. Për më tepër, 85 avion F-16 po planifikohen në konfigurimin e flotës helene.
Një lëvizje që pason blerjen nga SHBA të helikopterëve të dorës së dytë Kiowa, të vendosur në Volos që nga viti i kaluar.

Dhe mbi të gjitha lojën e madhe ushtarake që sheh boshtin në bazën e Kretës të Gjirit Souda, dyfishimi i së cilës përfaqëson një ndryshim të Skemës amerikane në krahasim me bazën turke të Incirlik. Kjo lëvizje e madhe amerikane, mund të lërë në hije bazat e tjera në Mesdhe.

Vitin e kaluar Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ishte në Greqi dy herë. Herën e dytë ishte mysafir në rezidencën e Kryeministrit Mitsotakis në Kretë.

Të dy vendet arritën një marrëveshje ushtarake për përdorimin nga SHBA të katër bazave në tokën helene. Për momentin amerikanët kanë në funksionë Eleusis, Hellenikon Air Base, Aktion, Souda Bay si dhe ato mbështetëse në Korfuz dhe Rodos. Që nga viti 2018 mendohet se një kabëll furnizimi me telekomunikacion dhe energji elektrike ka mbërritur në Greqi, i cili ndodhet në një ishull të pabanuar që do të bëhet baza e re e Forcave Ajrore të SHBA nga e cila mund të ngrihen Air-Spy.
Një qendër stërvitore e NATO-s po vepron gjithashtu në Gjirin e Souda.

Share: