Home KRYESORE Rrugëtimi i një puthje!

Rrugëtimi i një puthje!

Nga Fatjona Lubonja

“Një puthje” është përshkruar në mënyrën më romantike nga regjizori Italian, Giuseppe Tornatore ne filmin e tij Cinema Paradiso (1988, It./Fr.). Inspiruar nga “Il collezionista di baci” (Mbledhësi i puthjeve), ashtu si puthjet romantike të montazhuara në monologun e karakterit të filmit qëndruan në memorjen e tij, ashtu qëndron dhe një puthje në
memorjen e trurit.

Përse truri ka nevojë të memorizoj aktin e një puthje?

Misteri i një puthje qëndron në memorje gjatë, por akti në vetvete konsiderohet nga neuroshkenca dhe sjellja (behavior) në forma të ndryshme. Një puthje karakterizon mënyrën se si ne reagojmë me njëri-tjetrin, kuptojmë njëri-tjetrin, dhe si rrjedhim ndërtojmë një lidhje, apo dhe jo-lidhje, me njëri-tjetrin. Mbi të gjitha, për trurin në veçanti, hapësira personale përreth çdo individi është e rëndësishme sepse e lejon trurin kryesisht të kuptoj se si të reagoj për vetëmbrojtje (Graziano, M., 2013; 2018).

Qelizat nervore pasqyrë (Rizzolatti et al., 1988; Rizzolatti G, Fogassi L, Gallese V, 2001; Rizzolatti G, Craighero L. 2004), mund të kryejnë një rol të rëndësishëm për të imituar veprimin e tjetrit dhe në këtë mënyrë të mësojmë që të lidhemi dhe ndihmon të krijojme afrimitet me njeri-tjetrin (Horstman, J., & Scientific, A., 2011). Kjo do të thotë që
ne mund ta përjetojmë atë që bën dhe ndjen një tjetë përkrah.

Gjithashtu të jep mundësinë të kuptojmë se përse e përjetojmë kur shohim një tjetër të dashuruar apo lënduar ose si e përshkruan poeti “Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme” (Zogaj. P. 2019, p. 37).

Si rrugëton një puthje?

Në aktivitetin e trurit ndodh dicka interesante kur dikush të vjen pranë. Disa qeliza nervore specifike bëjnë një veprim të shpejtë dhe rrotullohen apo drejtohen drejt personit që të vjen pranë. Këto qeliza nervore janë shumë të sakta në veprimet e tyre (Graziano, M., 2018). Ato përgjigjen kur një person afrohet në drejtim të trupit ose të prek lehtë lëkurën. Aktiviteti specifik i këtyre qelizave nervore vepron edhe kur nuk je në gjendje ta shikoni personin.

Më thjesht mund të thuhet se nuk ka rëndësi nëse është ditë apo natë, me diell apo me hënë, keto qeliza nervore aktizohen njësoj në mënyrë të pavetëdijshme, automatikisht.

Jo vetëm që këto qeliza janë specifike në veprimet e tyre por janë gjithashtu të orientuara me çfarë angazhohen. Si rrjedhim, disa qeliza nervore mund të jenë specifike për anën e majtë/djathtë të fytyrës, të tjera në krahun e djathtë/majtë, disa të tjera përgjigjet kur preket lehtë lëkura, etj. Shpejtësia e reagimit të këtyre qelizave nervore është shumë e lartë, gati 200 n/spikes për sekondë (Graziano, M., 2018).

*Fatjona R. Lubonja mban titullin Dr. e Shkencave në Edukim, ka studiuar Neuro-Shkencë dhe Behavior në Universiteti i Kolumbias (Columbia University) në New York dhe është specializuar në
Universitetin e Harvard.

Share: