Home KRYESORE SHKUPI NDERON VËLLEZËRIT FRASHËRI, FISHTËN, NDSH-në, AZEM MARANËN, GJON SEREQIN, DERVISH CARËN,...

SHKUPI NDERON VËLLEZËRIT FRASHËRI, FISHTËN, NDSH-në, AZEM MARANËN, GJON SEREQIN, DERVISH CARËN, JASHAR EREBARËN ETJ.

Mbi një valorizim shkencor e profesional janë përcaktuar kriteret e emërtimit të rrugëve, shesheve, bulevardeve e urave në Shkup, me emra personalitetesh, instiucionesh, organizatash etj. Ky aktivitet kishte filluar në vitin 2012, ndërkaq nesër (e martë) pritet të plotësohet lista me emra të rinj. Siç merret vesh, Shkupi do të stoliset me emra të shquar shqiptarësh edhe në vitet në vazhdim

Shkup, 22 shkurt/ Gazeta FAKTI – Asambleja e Qytetit të Shkupit pas një debati paraprak që është zhvilluar nga asamblistët, nesër (e martë) në një mbledhje të rregullt do të miratojë një listë me emra rrugësh, sheshesh, bulevardesh e urash, një mënyrë kjo e institucionalizimit të emërtimeve mbi bazat e një valorizimi shkencor e profesional.
Paraprakisht, kjo Asamble në vitin 2012 në bazë të nenit 5 të Ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 66/04, 55/07, 145/10, dhe 136/11), në seancën e 64-të, e mbajtur më 3 maj 2012, përcaktoi L I S T ËN  e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore.

Gazeta FAKTI në ditët në vijim do të sjellë listën e re të miratuar, ndërkohë sot po sjellim listën me emra rrugësh, miratuar më 3 maj 2012:

1. 13 Gushti – Marrëveshja e Ohrit

2.5 maji/ Dita e dëshmorëve të Shqipërisë.

3.Аbdyl Frashëri

4.Adem Kastrati

5.Azem Marana

6.Аzem Hajdari

7.Nacional Demokratët Shqiptarë

8.Aleksandar Matkovski

9.Arbëria

10.Bajram Curri

11.Bekim Fehmiu

12.Veli Meliqi (Në periudhën e deportimit të hebrenjve nga Shkupi në Treblikë, Veli Meliqi i shpëton nga vdekja e sigurt mbi 20 hebrenj nga Shkupi. Një kohë të gjatë ai i strehoi në shtëpinë e vet, më vonë të njëjtit i dërgon në një vend të sigurt dhe duke i falënderuar atij, hebrenjt nga Shkupi e mbijetuan holokaustin).

13.Dardania

14.Dervish Hima

15.Dervish Cara

16.Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

17.Gjergj Fishta

18.Gjon Sereçi

19.Viktimat e komunizmit

20.Viktimat e Bllacës

21.Iliria

22.Isa Boletini

23.Ismail Kadare

24.IsmailQemali

25.Јashar Erebara

26.Gjon Pali i Dytë

27.Justinijani I

28.Jusuf Gërvalla

29.Klubi “Bashkimi”

30.MbretëreshaTeuta

  1. Mbreti Gent
  2. Kumbara

33.Meri Edit Dyrham

34.Nënë Tereza

35.NdueBytyqi

36.Nexhip Draga

37.Lidhja e Pеjës „Besa – Besë“.

38.Prishtina

  1. Sami Frashëri
  2. Shkodra
  3. Liria
  4. Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981
  5. Tirana

44.Qemal Skenderi

  1. Faik Konica

46.Fan Noli

47.Ferid Murati

48.Hasan Prishtina

Share: