Sipas një studimi, rastet me Covid-19 në Angli kanë rënë me më shumë se dy të tretat në javët e fundit.
Më shumë se 85,400 vullnetarë u testuan në Angli midis 4 dhe 13 shkurtit për të ekzaminuar nivelet e infeksionit në popullatën e përgjithshme. Sipas studimit, prevalenca kombëtare pësoi një rënie me dy të tretat – nga 1.57% në 0.51%.
Kjo është një rënie e ndjeshme e rasteve krahasuar me raportin e fundit nga 6 deri më 22 janar. Anglia hyri në bllokimin e tretë kombëtar të pandemisë në 6 janar.
“Këto rezultate inkurajuese tregojnë se masat e bllokimit po ulin ndjeshëm numrin e rasteve. Është diçka pozitive që ulja e numrit të rasteve është parë në të gjitha moshat dhe në shumicën e rajoneve në të gjithë vendin, ”tha Paul Elliott, drejtori i programit në Imperial, në një deklaratë.
Rënia e prevalencës ishte më e madhe në disa rajone, veçanërisht në Londër ku ra nga 2.83% në 0.54% që nga raporti i fundit.
“Në Londër, Jug Lindje dhe West Midlands, përhapja e Covid ra me rreth 80%, megjithëse rënia e rasteve ishte më e vogël në rajonet veriore”, sipas studimit.
Britania filloi fushatën e saj të vaksinimit masiv në dhjetor, duke vaksinuar të gjitha personat mbi 70 vjeç gjatë janarit dhe shkurtit. Deri më tani rreth 15 milion persona kanë marrë dozën e parë në vend.
Sipas studimit, pothuajse 41% e moshës mbi 80 vjeç në Angli kanë anti-trupa kundër Covid./abcnews.al