Nga rubrika: Perla nga nona që fliste tironse
Nga Adela Kolea
“T’kom thon mi non, ti i ke gjith t’mirat e dynjos, po i gjo t’mungo!”
- Çër gjoje paskam mongët un kshu mi none?
- CMIRËN t’keqen nona, ti s’e ke hiç për hise!
Ta kishe pas veç içik, amon içik fare, sa për me thon, sa për adet e jo për naj gjo qetër:
veç aq, sa me i mor vesht mir e mir ata rob që kon cmirë për qetrin!
Cmira osht gjoja keqe shum mi non, pri asajt vijn shum t’kqija t’tjera ka mrapa me sira…!”
- None, po s’e kom pra un cmirën, ku ta gjej me zort?
- Nigjo nonën çër po t’thomi:
unë ty t’mor vesht mir që cmir për robt s’ke hiç, osht brumi jot ksi soji.
Veç nigjo nonën tate:
kajher, cmirë, ene po s’e pate, boj gjasme, boj sikur e ke, se nuk osht tërp!
Nanjonin apo nanjonën, që i acaro nervat se thojn:
“Po kjo dreq, si s’m’paska içik cmir për mu…?”
I bo qejfin, i bo me fluturu, i bo me u ni t’roncishëm e t’lejn rehat ty masanej me cmirën e vet karshi teje…!
A m’ more vesh najçik apo do me m’bo me e fillu muhabetin ka e para..?
Jo për gjo, po s’t’kom nona as rob t’trashë, i kap shpejt ti ca gjona, pa u qell!
Hajt t’keqen nona se osht kollaj e ashiqare fare, s’do as men, as kalem ky sifat…!”
A, ene i gjo t’vogël: mos kushedi, heq siklet ti mi non, me i dallu se kush jon ata rob me cmirë, e?
Jo se, ata e kon t’shkrujtme n’ball kët gjo, kuptohen përiher, cmira i bo t’ shumtut ke zoti n’surrat…!
*Dialektet, idiolektet, të folmet lokale janë pasuri që duhet ruajtur e kultivuar, sot më tepër se kurrë, ndërmjet modernizimit dhe traditës.
Adela Kolea