Home KRYESORE U infektua me COVID-19 pak ditë pas vaksinës, shërohet Pëllumb Pipero

U infektua me COVID-19 pak ditë pas vaksinës, shërohet Pëllumb Pipero

Është shëruar nga COVID-19 mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij ‘Facebook’, Pipero njofton pse është shëruar ka nevojë për disa ditë pushim dhe ka shkuar në Razmë. Të hënën, Pipero thotë se me shumë mundësi kthehet krah kolegëve në front të parë kundër COVID.

“Pas ditësh pritje, mjekimi në kushte shtëpie, kujdesi kolegësh, dhe interesimi e mbështetje pa fund nga miq, shokë, studentë, qytetare, politikanë, shtetare, dhe me dashurinë dhe kujdesin e veçantë të fëmijëve, bashkëshortes, e veçanërisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “çliruar” nga kthetrat e virusit, jam COVID free, por ende me nevojën edhe për pak ditë pushim e rikuperim, ndaj përkundrejt lajmit per klinika jashtë vendit kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmes per 3-4 ditë, dhe të Hënën shpresoj te jem ne krah të kolegeve te mi të palodhur në spitalin e semundjeve infektive!”- njofton Pipero.

Pipero gjithashtu i shpreh mirënjohje që të gjithë personave të cilët i janë gjendur pranë, nisur nga familjarët e deri tek mjekët apo miqtë e rrjeteve sociale.

“Mirenjohje pa fund pë të gjithe ju që mu gjendet pranë ndoshta në një nga betejat më të vështira të jetës time. Do kemi kohë të flasim me gjate, t’ju pergjigjemi shume pyetjeve qe lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos  te infektimit tim pas marjes së dozës se parë të vaksinës, që natyrisht nuk është rasti i vetëm, raportohen e janë në studim mjaft raste teë tilla në botë. Unë jam një prej atyre që u infektova, ndryshe e pësova! Por sigursisht falë dozës së parë të vaksinës, studimet e provojnë, e kalova me lehtë sëmundjen. Ndaj ju këshilloj të gjithve, të infektuar e shëruar, të vaksinuar apo në proces vaksinimi, duhet ende shumë kujdes, kujdes, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri në fund te kesaj pandemie! Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet kujdes! Ju kam ne zemer! Mirenjohje pa fund”, shkruan ai./Opinion.al

Share: