Nga Erion Dasho
Ndërkohë që Shqipëria kënaqet me 2,000 doza vaksinash të ardhura nga “një mik që na do të mirën”‘, fqinji verior, Serbia ka vaksinuar 6.4% të popullsisë dhe ndodhet në vendin e dytë në Europë pas Britanisë së Madhe.
Përçapjet e qeverisë serbe për të blerë vaksinën kineze kanë nisur që në maj 2020!!! Së shpejti, Serbia nis prodhimin e vaksinës ruse në vend, një lëvizje me impakt të jashtëzakonshëm jo vetëm shëndetësor, por edhe gjeopolitik.
Ndërkohë lajme të mira vijnë nga Izraeli, vendi ku mbi 50% popullsisë ka marrë dozën e parë dhe 20% e popullsisë ka marrë edhe të dytën. Infektimet nuk janë berë zero, por shkalla e mbrojtjes së vaksinës duket edhe më e lartë se sa mendohej. Shumë pak të infektuar midis të vaksinuarve dhe të gjithë me forma më të lehta të sëmundjes.
Vaksina vepron dhe është efektive!
Ndërkohë shqiptarët e stërmunduar nga sëmundja, të cilëve u ka rënë për pjesë një qeveri e papërgjegjshme, shikojnë teatër në ekran me stadiume ku vaksinohen 15 veta në ditë dhe çartera që sjellin një kuti të vetme me vaksina…
Turp!!!