Home Gjeo-Ekonomia Varhelyi: BE alokon 7 milionë euro për fushatën e vaksinimit në Ballkanin...

Varhelyi: BE alokon 7 milionë euro për fushatën e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milion euro për të mbështetur vaksinimin e sigurt dhe efektiv në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Me anë të një postimi në Twitter, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi shkruan:

“Ne sapo kemi alokuar 7 milionë euro në partneritet me OBSH Europë për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor. Kjo vjen si pjesë e paketës tonë 70 milionë euro për të shpërndarë vaksinat dhe për të blerë pajisjet e nevojshme.”

Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për administrimin efektiv të vaksinave COVID-19, përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE me Shtetet Anëtare të BE. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e rezistencës së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore dhe do ta mbështesë atë në lëvizjen drejt financimit të qëndrueshëm për kujdesin shëndetësor universal.

Aktivitetet do të përfshijnë zhvillimin dhe testimin e planeve të gatishmërisë emergjente, trajnimin për profesionistë të shëndetit dhe zhvillimin e sistemeve të menaxhimit të informacionit për vaksinat.

Top Channel

Share: