Ambasada amerikane në Shqipëri, ka njoftuar ditën e sotme qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve për marrje të vizës në këmbim të parave.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se vazhdimisht ka kontakte nga individë që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve. Më tej theksohet gjithashtu se mashtrimet ndodhin përmes faqeve interneti dhe emaile të rreme.
“Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë i Ambasadës amerikane:
Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!/Opinion.al