Home KRYESORE Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura Mimi Kodheli i ankohet Gramoz Ruçit:...

Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura Mimi Kodheli i ankohet Gramoz Ruçit: Merr masa për maskat

Rritja e numrit të rasteve me Covid 19 ka shqetësuar deputetët e Kuvendit.

Në Konferencën e  Kryetarëve Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli  i ka kërkuar Kryeparlamentarit Gramoz Ruçit t’i tërheqë vëmendjen, stafit  të Kuvendit të cilët nuk mbajnë maska gjatë orarit të punës.

“Kam një kërkesë, një lutje, një vëzhgim lidhur me sjelljen e punonjësve të administratës së Kuvendit. Janë pothuajse të gjithë pa maska. Do t’ju lutesha Kryetar, pasi ne vazhdojmë të jemi në një situatë shumë të rënduar pandemie, që me personalitetin tuaj edhe më pozicionin tuaj të ngarkoni dikë që të mund të menaxhojë një gjë. Madje dalim keq ne që mbajmë nga dy maska dhe kërkojmë që të zbatohen rregullat”,  është shprehur Kodheli, raporton Top Channel.

Shqetësimi i deputetes socialiste ka surprizuar  Gramoz Ruçin, i cili e cilësoi si të patolerueshme një sjellje të tillë të punonjësve të administratës.

“Kush neglizhon duhet të marrë masa për zbatimin e masave. Ndaj ky shqetësim është shumë i drejtë. Është hera e parë që e dëgjoj këtë histori dhe është e papranueshme dhe e patolerueshme, ndaj nuk diskutohet që do të korrigjohet menjëherë”, u shpreh Ruçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Top Channel

Share: