Home Gjeo-Ekonomia 10 muajt e SHBA, shumë punë e pak fjalë.

10 muajt e SHBA, shumë punë e pak fjalë.

Nga Dritan Haxhiraj

Sistemi amerikan bëri historinë. Dy miliardë dollarët e Donald Trump, për kërkimet shkencore prodhuan vaksinat. Dhe zgjedhja e Joe Biden për t’i besuar shpërndarjen Pentagonit e për të mbivendosur ushtrinë mbi industrinë tradizionale amerikane, duke arritur një normë vaksinash të pakonkurueshme në botë. Kishat, xhamitë, sinagogat, qendrat tregtare, kazermat tani janë të hapura për të lejuar të gjithë të vaksinohen.

Javën e dytë të marsit 2021 në SHBA, u vaksinuan 2 milion banorë ne ditë.

Javën e tretë të marsit, shifra që pritet është 3 milion të vaksinuarë në ditë.

Dhe kuptohet që me këto shifra një komb me 332 milion banorë, ka fituar luftën e Shekullit të XXI.

Siç ka njoftuar Presidenti Joe Biden, është realiste të mendosh se, me ritmet aktuale, vaksinimet në Amerikë do të përfundojnë deri në fund të majit 2021. Nga ai moment e tutje, jo vetëm që ekonomia amerikane do të jetë në gjendje të rifillojë të marr oksigjen, por sistemi i prodhimit të vaksinave do të eksportohet jashtë vendit. Amerika po përgatitet për një vaksinim të vërtetë si ai i tipit,Plani Marshall.

SHBA janë kombi që po del më i fortë nga kriza pandemike. Për shkak se vaksina është krijuar për dhjetë muaj, një rekord, nga dy start-up.

Një amerikan, Moderna dhe një gjerman BioNTech, i cili arriti të zhvillojë ilaçin falë prodhimit amerikan.

Prodhimi i vaksinave bazohet në bioteknologji, jo në metodat tradicionale si në rastin kinez dhe rus. Që kur Shtetet e Bashkuara filluan të prodhojnë vaksinën në një shkallë industriale, falë kompanive të mëdha Amerikane që kanë vënë në dispozicion gjithë arsenalin e tyre, ata kanë filluar një ritëm vaksinimesh që nuk krahasohet me pjesën tjetër të botës.

10 muajt që ndryshuan jo vetëm historinë e SHBA, por po hapin dritaren e shpresës për Aleatët e SHBA kudo ku ndodhen.

Lumë ata që dëgjojnë.
Modeli, shumë punë e pak fjalë.

Share: