Pas lënies jashtë listave të kandidatëve për deputetë të Eglantina Gjermenit dhe Musa Ulqinit ditën e sotme ka reaguar zëvendës-kryeministri Erjon Braçe.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Braçe i ka cilësuar Gjermenin dhe Ulqinakun si dy njerëz paqësorë, të ndershëm dhe të pakorruptueshëm.
Për Gjërmenin zëvendës-kryeministri shkruan se në 26 Nëntor përballoi sfidat e tërmetit, duke qëndruar pranë familjarëve të prekur, shkonte sa në një pallat te tjetri.
Sakaq, për ish-deputetin Musa Ulqinin, Braçe shkruan se ka një jetë e njeh, dhe se sipas tij ishte ai që e priti dhe e mësoi në Partinë Socialiste. Më tej, ai thotë se është i pakorruptueshëm dhe modest gjë sipas tij nuk është asnjëherë pak në politikë.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Fuqia e qetesise! Dy miq, dy shoke, dy njerez paqesore, te forte prej qetesise, ndershmerise; te pakorruptueshem!
Ne mengjesin e 26 nentorit, ne #Thumane ishim pak njerez; Por Tina ishte aty, ne zonen e saj, me njerezit e saj.
E shihja te levizte nga njeri pallat i rrenuar tek tjetri, ndiqte kerkimin e njerezve te shpetuar, qetesonte familjaret, perlotej, por nuk u leshua asnje minut, qendroi; Vijoja ta ndiqja me sy sepse kisha nevoje per fuqine e qetesise se saj, te isha i kthjellet mes nje tragjedie qe te kepuste shpirtin!
Pastaj u ngrit kampi dhe Tina ishte cader me cader, ne guzhine, me gra te tjera e me femije ne nevoje, te semure, pastaj ne shkollat e improvizuara e prane gjithkujt me rrethin e saj te paikologeve qe solli aty per ndihme.
Pastaj ne cdo makine qe merrte e dergonte njerezit ne hotelet mikpritese; Pastaj u takuam serish ne Bubq, perseri shtepi me shtepi me njerezit; Nje vit me rradhe prane tyre edhe tani qe shtepite po ribehen per te gjithe, te forta e te sigurta! Nje deputeti nje here ne jete mund ti ndodhe te perballet me tragjedi te tilla, nje here vetem dhe duhet ta gjej gati;
Tina ishte ne zone, ne detyre, pune, qendroi, e perballoi fizikisht, shpirterisht pertej cdo imagjinate e nenvleresimi burrash; Mirenjohes pafund per sherbimin Tina! Gjithcka qe ndame bashke ne Lushnje, Divjake, Thumane, ne #PARTINESOCIALISTE!
Musa Ulqinin kam nje jete qe e njoh;
31 vite bashke besoj!
Me priti ne #PARTINESOCIALISTE, me mesoi rreth saj, por edhe rreth nderit, ndershmerise, dinjitetit, integritetit; Shpesh nuk e shoh ai qenie njerezore por si nje manual ndershmerie!
Kemi bere beteja bashke, vecanerisht me te veshtiren e mundshme nga 1991-1996, beteje burrash e djemsh te forte, te palekundur ndaj nje rregjimi kriminal e nje krimineli ne krye te tij.
Bashke ishim ne pushtet e bashke serish ne opozite, pa leshuar, duke qendruar.
Te jesh deputet, duhet te jesh si Musa Ulqini, te jesh socialist, duhet te jesh si Musa Ulqini-i ke degjuar te thone keshtu Musa?
Kjo eshte e para! E dyta e me e rendesishmja; Te jesh i pakorruptueshem si Musa Ulqini, modest i madh e me emrin tend perhere, NUK ESHTE PAK KURRE NE POLITIKE! Krenar per ju!