Home KRYESORE “Ditë e bukur vere, ditë tamom për me la lëvere!”

“Ditë e bukur vere, ditë tamom për me la lëvere!”

Nga Adela Kolea

Pak si “démodé” që jam, veç kur më del aty – këtu ndonjë shënim në të folme lokale tironse p.sh…😁

“Ditë e bukur vere, ditë tamom për me la lëvere!”- ma kallxojte nona ime që fliste tironse kët anekdot. 😅

“Sot kena nji dit t’bukur vere!” – i bzojti nji çun i ri tirons, t’fejumes vet, sa hyni ke dera shpis asajt.

*Se ky i shkreti donte që ta merrte e të dilnin bashkë, ngaqë aty në shtëpi rrinin të gjithë bashkë: moma, tata, ija, lala, kunota, kunoti, kalamojt..

Nuk kishin fare privacy.
Domosdo, familje e modhe. 😅

“Po, mër po, ditë shumë e bukur vere!- i jep xhevap e fejumja – namuzqarja modhe ne ajo – ditë tamom për me la lëvere…!” 😂

Share: