Home KRYESORE “Gridare ohohoh”, Meta – Ramës: Tërhiq sulmin dhe fjalorin ordiner

“Gridare ohohoh”, Meta – Ramës: Tërhiq sulmin dhe fjalorin ordiner

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka krahasuar kandidatët e Partisë Socialiste me kandidatët për deputetet të Partisë Demokratike dhe aleatëve teksa mes figurave që komentoi ka qenë dhe ajo e Grida Dumës.

Duke e konsideruar “krushka nga Kavaja apo Gridare, gridare ohohoh ”, Rama ka pyetur se me cilin mund të fitojë Shqipëria.

Për këtë çështje ka reaguar sot Presidenti Ilir Meta, i cili ka kërkuar nga kryetri i PS, Rama që të kërkojë ndjesë publike për fjalorin dhe gjuhën që ka përdorur ditën e djeshme ndaj Dumës.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Meta shprehet se e dënon me ashpërsi këtë dhunë verbale.

“E dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri demokratike, të bërë ndaj zonjës, njëherazi nënë e një fëmije të mitur, Grida Duma.

Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit.

Duke besuar në reagimin e fuqishëm të shoqatave që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të grave, i bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma.”– shkruan Meta në Facebook./ Opinion.al

Share: