Home KRYESORE “LSI familje e shpërbërë”, Rama-Presidentit: Ne kemi Ilir Metajn e vërtetë

“LSI familje e shpërbërë”, Rama-Presidentit: Ne kemi Ilir Metajn e vërtetë

Nga Vlora, ku po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, Kryeministri Edi Rama sulmoi presidentin Ilir Meta.

Kreu i qeverisë prezantoi një nga kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, i cili quhej  Ilir Metaj. për të kryeministri tha se ky është Ilir Meta i vërtetë.

“Këto janë të rëndësishme për të bërë një dallim edhe më të madh. Edhe sikur lista e tyre të ishte pak më serioze, në Vlorë nuk duhet votuar majtas djathtas, por drejt. Drejt do të thotë të votosh për Vlorën. Ne jemi mekanizëm, nuk jemi qëllim. Vlora është qëllim. PS është mekanizëm për qëllimin. Vota jepet për qëllimin duke vënë në funksion të qëllimit mekanizmin e duhur. Si mund të merret ajo makinë pa rrota me ngjyrë blu për të vazhduar rrugëtimin në një moment kaq deçiziv, në përballje me pandeminë, me tërmetin dhe pasoja e tij. Dhe në kërkim të progresit kur s’ka kohë për pushim asnjë sekondë. E jo më për të ngecur në llucë e për të lënë kohën të na marrë përpara. Ne si shoqëri të ecim me kohën. Plus ata që janë të lënduar me një familje të shpërbërë si LSI, ne kemi Ilir Metën e vërtetë këtu. Edhe Ilir Meta i Tiranës Metaj e ka po Meta thotë, shaka sa gjysma e së vërtetës.”- tha Rama./Opinion.al

Share: