Home KRYESORE “Ju dukem gjë majmun?”/ Vladimir Putin zbulon pse e mori vaksinën në...

“Ju dukem gjë majmun?”/ Vladimir Putin zbulon pse e mori vaksinën në fshehtësi

Presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar përsëri të zbulojë se cilën vaksinë të Covid-19 ka marrë, javën e kaluar. Presidenti gjithashtu shpjegoi pse nuk e mori dozën para kamerave, metodë kjo e përdorur nga shumë liderë në botë.Ndryshe nga udhëheqësit e tjerë botërorë të cilët morën injeksione para kamerave për të rritur besimin e njerëzve në fushatat e tyre të vaksinimit, Putini zgjodhi të vaksinohej në mënyrë krejtësisht private.

Ai shpjegoi vendimin e tij, duke thënë se s’mund të jenë “majmunë”, duke shtuar se këto opsione fotografike nuk janë bindëse për skeptikët.

“A duhet të jemi majmunë? A duhet të bëjmë atë që dikush tjetër po bën diku? Unë nuk do të thoja”, tha Putin.

“Nëse dikush dëshiron të falsifikojë gjëra, në atë nivel nuk është e vështirë të bësh. Ju mund të tregoni një injeksion, por vaksina në të vërtetë mund të jetë me ujë të kripur ose ndonjë gjë tjetër ose lëng portokalli. Unë jam duke bërë shaka, natyrisht. Por ndoshta disa vitamina, ” shtoi Putin.

Ai tha se nuk përjetoi ndonjë efekt anësor të madh nga injeksioni, por mori masa paraprake të arsyeshme dhe abstenoi nga ushtrimet për tre ditë më pas

Share:

Share: