Home KRYESORE Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD-së: Hiqni duart ose ju...

Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD-së: Hiqni duart ose ju çoj në burg

Presidenti Meta është përplasur me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së pasi u kërkua lirimi i zyrave.

Presidenti Meta është përplasur me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së pasi u kërkua lirimi i zyrave. Meta ka kërkuar nga policia e Bashkisë së Tiranës që të largohen nga ambientet e FRD-së pasi sipas tij po shkelnin ligjin duke synuar nxjerrjen jashtë të kësaj partie nga zyrat. Meta reagoi ndërkohë që ishte në një takim me kreun e FRD-së për çështjen në fjalë duke thënë se policët duhej të largoheshin ndryshe do t’i çonte me duart e tij policët ne burg.

Policia e Bashkisë së Tiranës zbarkoi më herët në zyrat e FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre. Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije për abcnews.al se në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.

Bëhet fjalë për ambientet e katit të tretë, ku Bashkia e Tiranës shpjegon përmes një letre dërguar kreut të partisë Sali Shehu se duhen bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen pasi hapësira është pronë e bashkisë.

Njoftimi nga Bashkia e Tiranes

Prej disa vitesh, FRD është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës, pasi kjo e fundit u zhvendos në një ambient tjetër në krah të Lanës.

Vendimi për të ndërhyrë vjen pak ditë pasi FRD u largua nga koalicioni me PS për t’iu bashkuar listës së Partisë Demokratike.

Vijon… /abcnews.al

Share: