Nga Sevim Arbana
Sot , ne prag te 7 dhe 8 Marsit, duhet te perulemi me respekt, per gjithe patriotet dhe aq me teper, te kujtojme qe dhe zonjat shqiptare, kane kontribuar , ndonese historia jone, i ka mbajtur ne heshtje.
A e dini kur është ndërtuar kopështi i parë(foshnjorja) i femijve ne Tirane?
A e dini qe ky kopësht apo foshnjore është dhuruar nga nje zonje?
Eshte Zyhra Maluka Nikolica, e martuar me Hysen Nikolicen, e cila vendosi qe ne Tiranen e vitit 1939 te kete te parin institucion edukues per femijet.
Dhe pikerisht ne 6 Janar 1939, u inagurua foshnjorja e pare ne Tirane, sot godina e KQZ.
Themelet per ndertimin e kesaj foshnjore , u hodhen ne 21 gusht 1937.
Ne 11 Dhjetor 1936, Zyhra Maluka Nikolica, lajmeron qe ka vene ne dispozion per ndertimin e foshnjores, 20.000 Fr. ari
Zyhra Maluka, ka lindur ne 20.05.1903 ne Erseke. U martua me Hysen Nikolicen ne 2 Prill 1925.
Hysen Nikolica ishte nje patriot i njohur dhe i shquar.
Pas vdekjes se te shoqit, Zyhra Nikolica, vendosi qe ne kujtim te tij, aktivitetit te madh patriotik te te shoqit dhe nevojes se
Kryeqytetit, te ndertoje foshnjoren e pare. Pllaka kujtimore per kete akt, eshte vendosur me shume veshtiresi, ne godinen e KQZ, dikur foshnjorja e pare ne Tirane.
Akte te tilla filantropike, kane qene te njohura ne Shqiperine e atyre viteve, filantropi qe fatkeqesisht u zhduk ne kohen e komunizmit, i cili I zhduku dhe i fshiu nga historia keto akte, po dhe ne periudhen e demokracise, keta filantrope patriote , s’kane marre ate qe u takon; nderimin dhe kujtesen.
Ne Shqiperi , eshte vetem Partners Albania, qe ka ne politiken e saj nderimin e filatropise
Uroj ta kete bere ose ta beje.
P.S Mbesat dhe nipat e Zyhra Nikolices jetojne ne Tirane dhe jane qytetare po aq te nderurar sa tezja dhe bashkeshorti i saj. Nje nga mbesat e Zyhra Nikolices,eshte piktorja e njohur Ikbal Beli