Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor.
Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”. Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”.
Shkëmbi ishte nën hetim nga SPAK për nxjerrje te sekretit hetimor dhe për këtë arsye GJKKKO vendosi pezullim e tij, më 28 shtator. Më pas SPAK zgjat me tre muaj pezullimin nga detyra te ish numrit dy të OFL, Artan Shkëmbi.
Shkëmbi akuzohet për nxjerre të informacionit të autoriteteve gjermane. Autoritetet kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.
Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania. E.L/abcnews.al/