Home KRYESORE Spoti i PS përplas Ndrenikë me gazetarin: Partia jote e vjetër është...

Spoti i PS përplas Ndrenikë me gazetarin: Partia jote e vjetër është PD

Pjesëmarrja e aktorit të njohur Robert Ndrenika në spotin electoral të Partisë Socialiste ka sjell një sërë reagimesh në rrjet.

Gazetari Arben Manaj i është përgjigjur publikisht me një status në rrjetet sociale, aktorit Ndrenika për debatin që lindi mes tyre pas përfshirjes së këtij tyë fundit në spotin elektoral të PS-së.

Spotin i fushatës zgjedhore, I cili kishte narrator dhe personazh kryesor Robert Ndrenikën, u cilësua si “koritje e një burri” nga gazetari Manaj.

Një përgjigje e ashpër për këtë krahasim erdhi nga aktori Ndrenika, i cili i kujtoj gazetarit babain e tij, Ali Manaj. (Sekretar partie në Gjirokastër gjatë periudhës së komunizmit).

“Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se këtu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!!”- shkruan Ndrenika në status.

Si kundërpërgjigje, vetë gazetari Arben Manaj në reagimin e tij të gjatë në profilin në rrjete sociale, thotë se eshtrat e përmendura nga Ndrenika për babain e tij nuk i merr si mallkim, por si një ogur pozitiv.

“Babai im me lejo t’ju informoj nuk ka vdekur dhe eshte gjalle e shume mire ne Londer, edhe pas mallkimit tend, dhe ka bere edhe vaksinen, jo si personalitet, sic behen ne Shqiperi!

Nuk i kam thene qe me ke sulmuar si ne kohen e tij, nga pozicioni i luftes se kllasave!

Por jam i sigurt se do gezohet shume qe nje njeri si ju qe keni qene “me njolle” ne biografi ne kohen e karrieres se tij politike gjate komunizmit, ka lene PD qe ai e urren, dhe eshte futur ne partine e tij !

Eshte fiks, sic thoni ju ne postimin shares-mallkues: ” O Zot cfare cudirash ndodhin ne kete bote”!

Nje ish-deputet i PD-se antikomuniste, ne te njejten parti me Ish-Kryetarin e Parlamentit Shqiptar ne kohen e komunizmit!!!”– shkruan gazetari.

Më poshtë do të gjeni postimet e plota të aktorit Robert Ndrenika dhe të gazetarit Arben Manaj.

Reagimi i Arben Manaj:

Nje sqarim per te madhin Robert Ndrenika!

I dashur Robert,

Lexova me dhimbje sharjet dhe epitetet me organe mashkullore ne adresen time, madje edhe mallkimet me ndjellje vdekje per babain tim! Thone se nga keto te fundit te shtohet jeta! Gjithesesi, une kam respekt maksimal per ty si aktor dhe kaq, per te tjerat i ke ne postimin tim ne FB! Me pelqeu referenca ndaj Phenianit vendi i cili ben votime pa asnje parti, sic beri partia jote e re e cila e imitoj Phenianin ne zgjedhjet e fundit lokale, pasi partia jote e vjeter eshte PD-ja, deputet i se ciles ju krenarisht keni qene!

Babai im me lejo t’ju informoj nuk ka vdekur dhe eshte gjalle e shume mire ne Londer, edhe pas mallkimit tend, dhe ka bere edhe vaksinen, jo si personalitet, sic behen ne Shqiperi! Nuk i kam thene qe me ke sulmuar si ne kohen e tij, nga pozicioni i luftes se kllasave!
Por jam i sigurt se do gezohet shume qe nje njeri si ju qe keni qene “me njolle” ne biografi ne kohen e karrieres se tij politike gjate komunizmit, ka lene PD qe ai e urren, dhe eshte futur ne partine e tij ! Eshte fiks, sic thoni ju ne postimin shares-mallkues: ” O Zot cfare cudirash ndodhin ne kete bote”!

Nje ish-deputet i PD-se antikomuniste, ne te njejten parti me Ish-Kryetarin e Parlamentit Shqiptar ne kohen e komunizmit!!! Ai kenaqet pa mase duke pare ne satelit filmat e realizmit socialist ne Digitalb, ku ju i Madhi Robert Ndrenika, keni shkelqyer me klasin tuaj te aktrimit ndaj te cilit une si shume shqiptare, perulem me shume respekt!

Dhe vetem per kaq, jo me shume!

Me respekt, Arben Manaj
Londer

Djali krenar i Ali Manajt qe i mbetet besnik idealeve te tij komuniste dhe nuk eshte bere me PD!

Reagimi i Robert Ndrenikës:

O Zot cfarë cudirash ndodhin në këtë botë!!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale.

Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra!!!

Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjyhën shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra!

Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se këtu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!!!/Opinion.al

Share: