Home KRYESORE Rama-Dules dhe Idrizit: Sekserët e Greqisë dhe Çamërisë shkuan në Tiranë

Rama-Dules dhe Idrizit: Sekserët e Greqisë dhe Çamërisë shkuan në Tiranë

Kryeministri, Edi Rama, gjatë një takimi në Vlorë ku prezantoi kandidatët për deputetë sulmoi listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në kët qark.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se PS në Vlorë ka krijuar një skuadër, me persona që jetojnë dhe kanë kontribuar për qytetarët ndërsa theksoi se ndryshe nga PD, PS-ja, ka në listë persona që përfaqësojnë minoritetin dhe komunitetin çam.

Po ashtu kreu i qeverisë ironizoi Shpëtim Idrizin dhe Vangjel Dulen duke thënë se “sekseri i Çamërisë, qoftë sekseri i Greqisë kanë vajtur në listën e Tiranës”.

“Ne kemi zgjedhur ta bëjmë këtë komunikim me një format të kufizuar, përderisa ligji është 10 ne kemi 10 ndërkohë që lista është me 12. Pala tjetër ka sjellë një listë të paligjshme me 17 kandidatë. Është tregues i një çorientimi dhe i një talljeje brenda për brenda për t’i futur njerëzit në sherr me njëri-tjetrin. Çuditërisht edhe pse janë 17 vetë nuk është gjetur një emër për minoritetin grek apo komunitetin çam. Ndërkohë që qoftë sekseri i Çamërisë, qoftë sekseri i Greqisë kanë vajtur në listën e Tiranës. Ky është një tregues i qartë për të gjithë shqiptarët për të parë se me kë mund të shkojë Shqipëria para dhe më kë mund të bëhet qesharake. Si mund që t’i ofrohet Vlorës Leskua si komandant, një njeri i njësuar me alkoolin, degradimin, shpërfytyrimin e personit publik. Si kryetar i KLSH-së bënte mundje të lira nëpër lokale lart e poshtë në Shqipëri. Është një nga fosilet që ka prezantuar PD. Asnjë banor Vlore në skuadër, ndërkohë që disa janë futur te 17-a për t’i thënë që jeni futur edhe ju. Në Vlorë nuk duhet votuar majtas apo djathtas por duhet votuar drejt. Ne jemi mekanizëm, nuk jemi qëllim, Vlora është qëllimi. PS është mekanizëm për të realizuar qëllimin”, tha Rama./Opinion.al

Share: