Deklaratës së kryeministrit Edi Rama, që në listat e Partisë Demokratike nuk ka asnjë kandidat çam i është përgjigjur Jolio Dine.
Dinë thotë se është nga Konispoli dhe është nip në Shalës dhe Dishat, duke shtuar se kryeministri duhet të pyesi mirë për të.
Kandidati i PD-së për Sarandën, Jolio Dine, theksoi gjithashtu se ai nuk e ka ndjerë veten kurrë të ndarë nga banorët e Bashkisë Konispol, duke paralajmëruar se Rama do ta marri përgjigjen në 25 prill.
“Edi Ramen e ka zene paniku dhe eshte trullosur nga humbja e sigurt. Te drejte ka qe thote se Partia Demokratike nuk ka perfaqesues ne liste per komunitetin cam, se Edi Rama as nuk i njeh e as nuk i do camet!
E kujtoj Edi Ramen se une dhe kandidati me nr.5 Gezim Ademaj, jemi ne liste edhe si perfaqesues te komunitetit cam.
Une jam Jolio Dine, pinjoll i familjeve Korro e Shorri nga Konispoli, por edhe nip ne Shales e ne Dishat. Jam lindur e rritur ne Sarande, por jam krenar qe rrjedh nga dy fise te nderuara Konispolate.
E ndiej veten perfaqesues edhe te asaj zone se nuk e kam ndare kurre veten nga banoret e Bashkise Konispol, kam qene dhe do jem pjese e atij komuniteti dhe e ftoj Kryeministrin te pyesi mire dhe ne rast se nuk pyet, pergjigjen do e marre ne 25 prill”, u shpreh Dine.
(E.H/Faxweb.al)