Home KRYESORE “Pse Rama nuk reagon për të zhdukurit në Vlorë”, Shehi flet për...

“Pse Rama nuk reagon për të zhdukurit në Vlorë”, Shehi flet për Dritan Lelin: Bëri një mëkat të madh

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi sheh si një fakt shqetësues zhdukjen e shumë të rinjve në qytetin e Vlorës, që sipas tij ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës.

Duke komentuar mbi vizitën e Ramës ditën e sotme në qytetin bregdetar, Shehi e kritikoi ashpër kryeministrin që nuk foli asnjë fjalë mbi vrasjet kriminale që po trondisin qytetin bregdetar .

Ai u ndal të komentonte edhe krisjen midis Ramës dhe Dritan Lelit, i cili u përjashtua nga fushata e 25 prillit sepse nuk pranoi të jepte dorëheqjen si kryetar bashkie dhe të kandidonte për deputet. Shehi ngre pyetjen si ka mundësi që Rama nuk tha asnjë fjalë për këtë largim.

“Rama “harroi” të fliste për Lelin dhe rikthimin e gomoneve në Vlorë !

Kryeministri Edi Rama sot në Vlorë “harroi” të fliste të Dritan Lelin, të cilin e ndoqi “mallkimi” i paraardhësit të tij Shpëtim Gjika. Mëkati më i madh i Lelit është se refuzoi urdhrin e kryetarit për të lënë postin e kryebashkiakut dhe për të kandiduar për deputet.Rama foli për aeroportet dhe portet e Vlorës, por nuk tha asnjë fjalë për vrasjet kriminale që po tronditin këtë qytet. Nuk foli asnjë fjalë për të zhdukurit për shkak të larjes hesapeve për prishjen e pazareve të drogës. Rama nuk foli asnjë fjalë për rikthimin e trafikimit të qenieve njerëzore me gomone drejt Italisë. Pasagjerët këtë herë nuk janë shqiptarët e varfër, por emigrantët Sirinë, më të cilët prej 5 vitesh jemi në konkurencë për vendin e parë si azilkërkues në Evropë” shkruan Shehi.

(E.H/Faxweb.al)

Share: