Vanity Fair Usa ka publikuar disa pjesë të librit autobiografik të Sharon Stone, që pritet të dalin këtë muaj. Në ‘The Beauty of living twice’, artistja zbulon disa ngacmime seksuale në karrierën e saj. Në mënyrë të veçantë artistja tregon për ngacmimin seksual të një producenti (pa përmendur emrin e tij) që i ka thënë aktores se dëshironte të kishte një raport seksual me bashkë-protagonisten për të treguar një kimi më të mirë në film.
Sic tregon Sharon Stone: ‘Ky producent më çoi në zyrën e tij dhe filloi të bënte ecje poshtë e lart, teksa shpjegonte arsyen që të jesh një aktor i vërtetë duhet të bësh seks realisht, në mënyrë që të krijosh kiminë e duhur në film’.
Producenti në fjalë i kishte treguar që kur ishte aktor kishte bërë seks me të vërtetë gjatë xhirimeve të një filmi me Ava Gardner: Në këtë mënyrë ishte i bindur që do të ndihmonte edhe protagonistin tjetër për të pasur një aktrim të mirë.
Artistja ishte përgjigjur prerë dhe ashpër: ‘Mendon se po të bëj seks me të ai do të bëhet një aktor më i mire? Asnjë nuk është kaq i mirë në shtrat. Do kishe bërë mirë nëse zgjidhje një më me talent, dikë që është i aftë të kujtojë frazat, ose që mund të bënin seks më mirë mes tyre dhe të mos më përfshije mua në gjithë këtë. Puna ime është të jem një aktore dhe unë bëj vetëm këtë gjë’, i ishte përgjigjur Stone.
Pjesët nga libri të publikuara paraprakisht nga Vanity Fair Usa kanë shkaktuar kuriozitet për të zbuluar emrin e producentit. Sipas New York Post, bëhet fjalë për Robert Evans, që në të shkuarën ishte aktor, bashkë–protagonist me Ava Gardner në filmin ‘Dielli do të lind sërish’, një film i vitit 1957.
Ai ka qenë më pas producent i “Love Story”, “Chinatown”, “Padrino” dhe “Sliver”, ndoshta filmi në të cilin Stone duhet të bënte seks realisht.
Trilleri erotik, që ka dalë në 1993, kishte si bashkë-protagonist William Baldwin.
360grade.al